
Masazhi sportiv është i dedikuar atyre që angazhohen në aktivitet fizik intens dhe synon të:
Përmirësojë fleksibilitetin dhe performancën sportive
Përshpejtojë rikuperimin pas stërvitjes ose lëndimeve
Reduktojë tensionet muskulore dhe parandalojë dëmtimet
Teknika të specializuara të masazhit sportiv ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve muskulore, duke lejuar atletët të vazhdojnë aktivitetin në kushte optimale.